Zv.ministrja Elezi takon homologun shqiptarë, Haxhi: Anëtarësimi në NATO siguron zhvillim më të mirë ekonomik
maqedonia
Zv.ministrja Elezi takon homologun shqiptarë, Haxhi: Anëtarësimi në NATO siguron zhvillim më të mirë ekonomik

Zv.ministrja Elezi takon homologun shqiptarë, Haxhi: Anëtarësimi në NATO siguron zhvillim më të mirë ekonomik

Tbilisi, 18 korrik - Në kuadër të samitit të nivelit të lartë që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë me temë "Përmirësimi i bashkëpunimit ndërkombëtar, Lufta kundër evazionit tatimor", organizuar nga OECD, zv.ministrja e financave Shiret Elezi ka realizuar një takim bilateral me zv.ministrin e ekonomisë dhe financave të Shqipërisë, Elton Haxhi.

Në këtë takim është biseduar mbi beneficionet ekonomike që kanë arritur vendet që janë integruar në NATO duke filluar nga rritja e Bruto prodhimit vendorë, investimet e huaja direkte dhe investimet e përgjithshme, hapjen e vendeve të reja të punës dhe mbi të gjitha ekspazionin në disa veprimtari që karakterizon Shqipërinë në turizëm.

"Në Shqipëri para se të bëhet vend anëtarë i NATO-s dhe pas saj, investimet e huaja direkte janë dyfishuar ose nga 5% në 9% nga BPV", kështu ka theksuar zv.ministri Haxhi gjatë bisedës që ka pasur me homologen e tij Elezi.

"Stabiliteti dhe statusi ndërkombëtarë që i sjellë anëtarësimit në NATO ndikojnë në vendimet e investimeve si dhe tek investuesi vendorë ashtu edhe tek ata të jashtëm, në vendet e reja anëtare të aleancës vërehet edhe rritje e nivelit të investimeve të përgjithshme", ka theksuar kështu zv.ministrja Elezi në kuadër të takimit bilateral që ka pasur me zv.ministrin shqiptarë Elton Haxhi.

© ZHURNAL 18.07.2018, 18:50 | T.E. | 938 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."