CAS shtynë vendimin për të ardhmen e Milanit
sport
CAS shtynë vendimin për të ardhmen e Milanit

CAS shtynë vendimin për të ardhmen e Milanit

Është shtyrë për 24 orë vendimi që Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë do të marrë për të ardhmen e Milanit, nëse kuqezinjtë e trajnerit Gennaro Gattuso do të luajnë në Europa League sezonin e ardhshëm apo jo

CAS do të marrë ditën e enjte një vendim përfundimtar, ndërkohë që për momentin Milan është jashtë Europës, pas pezullimit 1-vjeçar që ka ardhur nga UEFA.

Ndaj kuqezinjtë kanë çuar çështjen në gjykatë, në pritje të një vendimi pozitiv.

Por në kampin kuqezi optimizmi për një përmbysje të vendimi është i madh. Ndërkohë që, para gjyqtarëve do të jetë këtë herë edhe një përfaqësues i pronarit të ri, Elliot, që pritet të ndikojë në këtë vendimmarrje të CAS-it.

Bëhet fjalë për Franck Tuil, që do të lëshojë një deklaratë në emër të pronarit të ri. Në krahë të tij do të jetë edhe Marco Fassone si dhe disa përfaqësues të tjerë të klubit kuqezi.

Ndaj te Milani ka optimizëm se vendimi i CAS do të rikthejë kuqezinjtë në Evropë.

© ZHURNAL 18.07.2018, 16:06 | Xh.I. | 516 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."