Është hapur Dhoma përkujtimore e Gligorovit në Shtip
maqedonia
Është hapur Dhoma përkujtimore e Gligorovit në Shtip

Është hapur Dhoma përkujtimore e Gligorovit në Shtip

Shtip, 18 korrik - Gligorov pa dyshim është një ndër kolosët e historisë bashkëkohore të Maqedonisë dhe të synimit shekullor të qytetarëve të Maqedonisë për pavarësi, theksoi kryeminsitri Zoran Zaev në fjalimin e tij gjatë hapjes së sotme solemne të Dhomës përkujtimore të presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov në Shtip.

Ai vërejti se Gligorov me pjesëmarrjen e tij në LNÇ dhe KAÇKM dhe dy mandatet presidenciale pothuajse gjysmë shekulli ishte në krye të politikës së Maqedonisë.

Në Dhomën përkujtimore të presidentit të parë Kiro Gligorov të vendosur në Qendrën komunale multimediale që e mban emrin e tij, janë prezantuar gjësendet e tija personale, fotografi, dokumente, dekorata dhe mirënjohje të cilat i janë ndarë gjatë karrierës së tij shumëvjeçare politike.

Në pronësi të përhershme të qytetit të Shtipit dhe të Qendrës komunale multimediale "Kiro Gligorov" ua lë vajza e tij Donka Gligorova, e cila gjatë hapjes së sotme solemne të Dhomës përkujtimore tha se Gligorov kudo që ka shkuar, çdoherë ka qenë shtipjan.

Kryetari i Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski theksoi se sot është ditë e madhe për Shtipin dhe për shtipjanët, sepse ia japin respektin e merituar bashkëqytetarit të tyre, siç tha, babait të kombit, presidentit të aprë të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov.

Sipas Viktor Gaber nga Klubi diplomatik i Maqedonisë, merita më e madhe e presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov është etablimi i Maqedonisë në planin ndërkombëtar, si anëtare e barabartë e OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

Qendra e sapondërtuar multimediale në Shtip, e cila e mban emrin e Kiro Gligorovit, është ndërtuar me para evropiane. 

© ZHURNAL 18.07.2018, 16:28 | D.J. | 922 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."