Zaharova: Marrëveshja për emrin shkakton vetëm përçarje në Greqi dhe Maqedoni
maqedonia
Zaharova: Marrëveshja për emrin shkakton vetëm përçarje në Greqi dhe Maqedoni

Zaharova: Marrëveshja për emrin shkakton vetëm përçarje në Greqi dhe Maqedoni

Shkup, 18 korrik - Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter thekson se marrëveshja për zgjidhjen e kontestit të emrit mes Greqisë dhe Athinës, shkakton vetëm përçarje në të dy shtetet.

Ajo gjithashtu shkruan se marrëveshja për emrin duhet të mbështetet me konsensus të gjerë shoqëror.

“Marrëveshja për emrin duhet të mbështetet me konsensus të gjerë shoqëror dhe bazë kushtetuese. Marrëveshja e Prespës nuk është rast i tillë. Ajo vetëm shkakton përçarje shtesë edhe në Greqi edhe në Maqedoni”, shkruan Zaharova.

Zëdhënësja e MPJ-së ruse thotë se akuzat në adresë të Moskës kanë për qëllim krijimin e histerive antiruse.

Përndryshe, marrëveshja për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Athinës dhe Shkupit u nënshkrua nga kryeministrat e dy vendeve, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev dhe nga ministrat e Jashtëm, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov, ndërsa u mbështet nga shumica e vendeve evropiane

© ZHURNAL 18.07.2018, 16:13 | D.J. | 1,553 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."