VIDEO Ahmeti: NATO, shtyllave kryesore për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
maqedonia
VIDEO Ahmeti: NATO, shtyllave kryesore për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

VIDEO Ahmeti: NATO, shtyllave kryesore për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Shkup, 18 korrik - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, me rastin e pranimit të ftesës për anëtarësim të plotë në NATO, organizon sot pritje.

Në festën të cilën e organizoi Ahmeti për nder të NATO-s para të pranishmëve u shfaq video prej tetë minutash në të cilën lideri i BDI-së e shpjegon përkushtimin e tij për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë në 17 vitet e kaluara.

“NATO ishte dhe do të mbetet një prej shtyllave kryesore si garanci për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, tha midis tjerash Ahmeti, duke theksuar se anëtarësimi i Maqedonisë në Aleancë do t’i mundësojë asaj siguri, stabilitet dhe prosperitet më të madh…

Në solemnitetin i cili u organizua me një restorant në qendër të Shkupit mori pjesë kryetari i Kuvendit, deputetët e BDI-së dhe funksionarë të lartë të kësaj partie, përfaqësues të NATO-s në Maqedoni, ambasadori amerikan Xhes Bejli dhe përfaqësues të tjerë të misioneve diplomatike në Shkup, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reis Ulem Sulejman Rexhepi dhe të tjerë.

VIDEO

© ZHURNAL 18.07.2018, 14:44 | D.J. | 1,848 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."