ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Teknologji
Google ndëshkohet me gjobë rekorde

Bashkimi Evropian ndëshkoi gjigantin e kërkimeve në internet Google me gjobë rekorde prej 4.34 miliardë eurosh, për shkak të Androidit.

Komisioni Evropian tha se firma ka përdorur sistemin operativ celular “për të çimentuar pozitën e saj dominuese në kërkimet e përgjithshme në internet”.

Kompanisë aksionare në Google, Alphabet, i janë dhënë 90 ditë kohë për t’i ndryshuar praktikat biznesore – në të kundërtën, do të përballet me ndëshkime të tjera.

Gjoba është më e madhja që ka vënë Komisioni Evropian kundër një firme të vetme.

 

Komisionarja evropiane për Konkurrencë, Margrethe Vestager, tha se Google “ua ka mohuar konsumatorëve evropianë përfitimet nga konkurrenca efektive në sferën e rëndësishme mobile”.

 

Kompania, me qendër në Kaliforni, tha se do ta apelojë gjobën.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.07.2018, 14:44  | Z.H. | 732 i lexuar

 

 

 

Vazhdojnë ditët me diell

Shkup, 17 tetor - Instituti Hidrometeorologjik njofton se moti në vend vazhdon të jetë i ngjashëm edhe ditën e nesërme.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme kryesisht në pjesën e dytë të ditë”, thuhet në njoftimin e tyre.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 23:24  | Z.H. | 5.926 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.