Bernardin Jakaj në Kërçovë ndeshjen e katërt profesionale
sport
Bernardin Jakaj në Kërçovë ndeshjen e katërt profesionale

Bernardin Jakaj në Kërçovë ndeshjen e katërt profesionale

Vetëm edhe 10 ditë kanë mbetur nga spektakli i madh që do zhvillohet në Kërçovë “Superpro Fight Night Uskana”. Kurse “ArenaRing” ju sjell lajmin se është zyrtarizuar tani më edhe një duel mjaft interesant i boksit profesional, ku kosovari që jeton dhe vepron në Austri, Bernardin Jakaj do të ndeshet kundër boshnjakut Edis Dzambas.

Ky i fundit deri më tani në karrierë ka zhvilluar 18 ndeshje, kurse Jakaj tre përballje dhe të gjitha i ka fitore. Për këtë ndeshje për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” është shprehur boksieri kosovar i cili madje ka premtuar edhe fitore. “Për këtë ndeshje jam përgatit 3 muaj intensivisht. Përgatitjet kanë shkuar sipas plan programit tek klub Ring Frei Gym E.S, ku edhe falënderoi trajneri Enes Osmani për gjithë mundin që ka dhanë me mua, si dhe menaxherin tim Shpëtim Shala”, thotë Bernardi, duke shtuar se kundërshtarin nuk e njeh edhe shumë. “Kundërshtarin tim e njoh nga fakti se ka shumë ndeshje profesionale, por kjo mua aspak nuk më frikëson. Përkundrazi po shkoj në Kërçovë për fitore dhe besoj se do ja arrij qëllimit”, deklaroi Bernardin Jakaj.  

 

Tiketat tani më në shitje

 

Organizatorët kanë lajmëruar se tani më kanë filluar me shitjen e biletave për “Superpro Fight Night Uskana” dhe të njëjtat për momentin mund ti gjeni në pikat shitëse në Kërçovë  “Bllaca Travel and Tours” (në afërsi te “Berzës”) dhe “Ficon” (në afërsi të kafe Imperial), si dhe direkt tek organizatorët (Mustaf Aliu dhe Burim Aliu).

 

Çmimet:

-në tribun 600den (apo 10€)

-në ring 1200den (apo 20€)

 👉Nëse dëshironi të jeni afër sporteve luftarake e sidomos të përcillni Trimat shqiptar kudo që paraqiten pëlqejeni faqen  🙏

 

https://www.facebook.com/ArenaRing1/ 

© ZHURNAL 18.07.2018, 13:03 | A.A. | 1,167 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."