Dy talent të mëdhenj ndeshen në Kërçovë  
sport
Dy talent të mëdhenj ndeshen në Kërçovë  

Dy talent të mëdhenj ndeshen në Kërçovë  

“Superpro Fight Night Uskana” që do të zhvillohet më 28 korrik në Kërçovë do të  na sjell një duel super interesant mes dy talenteve të kikboksit që kanë dëshmuar vetën në ring. Njëri vjen nga Zvicra por me prejardhje Kosovare,  Arbnor Beqiri kurse tjetri nga Ferizaj.  Beqiri është 18 vjeçar por jeton në Bazel të Zvicrës.

Ai llogaritet një talent shumë i madh dhe ushtron shumë për të arritur qëllimet e tij si boksier e kickboksier, kurse përgatitjet i bënë në “Superprosportcenter” tek trajneri i tij 12 herë Kampioni i botës, Shemsi Beqiri. Deri më tani ai ka pasur katër ndeshje të suksesshme dhe i njëjti premton se në Kërçovë do të jap maksimumin. Nga ana tjetër, Fidan Idrizi ka lindur ne Gjermani (1999)  por jeton dhe ushtron te KKB Kastrioti nga Ferizaj. Me kikboks merret qe 4 vite dhe ka 5 lufta ku prej tyre vetëm 1 humbje. Është një djalosh shume i fuqishëm qe synon shume shpejt te garon në evente të mëdha jashtë vendit.

 Tiketat tani më në shitje


Organizatorët kanë lajmëruar se tani më kanë filluar me shitjen e biletave për “Superpro Fight Night Uskana” dhe të njëjtat për momentin mund ti gjeni në pikat shitëse në Kërçovë  “Bllaca Travel and Tours” (në afërsi te “Berzës”) dhe “Ficon” (në afërsi të kafe Imperial), si dhe direkt tek organizatorët (Mustaf Aliu dhe Burim Aliu).

 

Çmimet:

-në tribun 600den (apo 10€)

-në ring 1200den (apo 20€)

 

👉Nëse dëshironi të jeni afër sporteve luftarake e sidomos të përcillni Trimat shqiptar kudo që paraqiten pëlqejeni faqen  🙏

 

 

https://www.facebook.com/ArenaRing1/

 

© ZHURNAL 18.07.2018, 12:05 | A.A. | 1,654 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."