LSDM: Nuk do të lejojmë që VMRO-DPMNE-ja t`ua mohojë të drejtën qytetarëve që të vendosin
maqedonia
LSDM: Nuk do të lejojmë që VMRO-DPMNE-ja t`ua mohojë të drejtën qytetarëve që të vendosin

LSDM: Nuk do të lejojmë që VMRO-DPMNE-ja t`ua mohojë të drejtën qytetarëve që të vendosin

Shkup, 18 korrik - Nuk do të lejojmë që VMRO-DPMNE-ja t'ua ndalojë të drejtën qytetarëve që të vendosin, qytetarët të thonë PO për të ardhmen e Maqedonisë, thuhet në kumtesën e Qendrës për komunikime me opinionin të LSDM-së.

"VMRO-DPMNE-ja me vetëdije dhe qëllimisht e bllokon zgjedhjen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, me çka e vendos në pikëpyetje mbajtjen e referendumit për të ardhmen e shtetit. Me këtë, VMRO-DPMNE-ja vazhdon të punojë kundër interesave të qytetarëve dhe shtetit.

VMRO-DPMNE-ja dyfytyrëshe 10 vite në secilën paraqitje të saj , në secilin program zgjedhor pohonte se qytetarët do ta kenë fjalën e fundit për zgjidhjen e kontestit me emrin. Sot, kur ekziston Marrëveshja përfundimtare, kur referendumi është i patjetërsueshëm, VMRO-DPMNE-ja në secilën mënyrë i ik obligimit për referendum.

Për VMRO-DPMNE-në nuk janë të rëndësishme interesat e qytetarëve, e as nuk është e rëndësishme e ardhmja e shtetit. Misioni i vetëm politik i VMRO-DPMNE-së dhe Hristian Mickoskit është amnistimi i krimit i kreut të partisë së tyre dhe fati i Nikolla Gruevskit.

LSDM-ja si parti përgjegjëse dhe shtetërore ka për obligim që para qytetarëve ta sigurojë të ardhmen e Maqedonisë. Askush nuk guxon dhe askush nuk do t'ua mohojë të drejtën qytetarëve për referendum, që lirshëm të vendosin për të ardhmen e tyre.

"I pëlqeu kjo VMRO-DPMNE-së apo jo, Maqedonia nuk mund të bëhet rob i krimit të tyre. Qytetarët do ta thonë fjalën përfundimtare në referendum, do të thonë PO për të ardhmen e Maqedonisë dhe për hyrje në BE dhe NATO", theksojnë nga Qendra për komunikime me opinionin të LSDM-së.

© ZHURNAL 18.07.2018, 12:19 | D.J. | 494 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."