Kompanitë greke kërkojnë mbrojtje të termit “Maqedonia” në produktet e tyre
maqedonia
Kompanitë greke kërkojnë mbrojtje të termit “Maqedonia” në produktet e tyre

Kompanitë greke kërkojnë mbrojtje të termit “Maqedonia” në produktet e tyre

Athinë, 18 korrik - Rreth katër mijë kompani në Greqi, të cilat e kanë termin “Maqedonia” në emrat e produkteve të tyre, do të duhet ta mbrojnë në tregjet ndërkombëtare, që t’u ikin problemeve eventuale të cilat mund të krijohen nga marrëveshja për çështjen e emrit mes Shkupit dhe Athinës.

Siç njofton gazeta greke “Kathimerini”, kryetari i Federatës së Industrive në Greqinë e Veriut (SBBE) Athanasios Savvakis, thotë se do të kërkojë që këto kompani të reagojnë shpejtë në këtë drejtim, ndërsa SBBE do t’u ofrojë ndihmë juridike falas, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në rastet e mëhershme të ngjashme, këto aktivitete kanë kushtuar rreth 2 mijë euro, ndërsa më vonë janë rritur deri 8 mijë euro për mbrojtje të një emri të prodhimit.

Sipas Savvakis, në zyrat e VIPO në Gjenevë akoma nuk ka arritur asnjë kërkesë nga kompanitë greke për mbrjotje të emrit të prodhimeve, ndërsa kanë arritur dy kërkesa nga Maqedonia për mbrojtje të emrit në produktet e tyre në tregun ndërkombëtar dhe botëror.

© ZHURNAL 18.07.2018, 11:19 | Xh.I. | 1,113 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."