Një këmbësor i lënduar rëndë në Shkup, shoferi e ka braktisur vendin e ngjarjes
kronika
Një këmbësor i lënduar rëndë në Shkup, shoferi e ka braktisur vendin e ngjarjes

Një këmbësor i lënduar rëndë në Shkup, shoferi e ka braktisur vendin e ngjarjes

Shkup, 18 korrik - Shtatëdhjetë e dy vjeçarja shkupjane M.A. dje ka marr lëndime të rënda trupore në aksident trafiku pasi një veturë "Audi" me targa italiane nga një person i panjohur, ka goditur atë, ndërsa pas fatkeqësisë e ka braktisur vendin e ngjarjes.

Siç kumtoi MPB, aksidenti ishte denoncuar dje në orën 10:55 në Sektorin për punë të brendshme Shkup, ndërsa kishte ndodhur në udhëkryqin e bulevardit "Goce Dellçev" me rrugën "1732"

"Në fatkeqësinë lëndime ka marrë M.A. e cila me veturë të Ndihmës mjekësore urgjente ishte dërguar në Kompleksin e klinikave 'Nëna Terezë' për dhënien e ndihmës mjekësore dhe nga ana e mjekut i ishin konstatuar lëndime të rënda trupore, pas çka ishte ndaluar për mjekim të mëtutjeshëm", theksojnë nga MPB.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të  rastit.

© ZHURNAL 18.07.2018, 11:18 | Xh.I. | 699 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."