DIFFERENT Ramadani: NATO i bëri me dije Ivanovit se nuk është faktor për tu respektuar me veprimet e tij
maqedonia
Different Ramadani: NATO i bëri me dije Ivanovit se nuk është faktor për tu respektuar me veprimet e tij

Different Ramadani: NATO i bëri me dije Ivanovit se nuk është faktor për tu respektuar me veprimet e tij

Shkup, 18 korrik - Javën e kaluar Maqedonia përfundimisht mori ftesën historike për aderim në NATO. Por për antarësim të plotë sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg përsëriti qëndrimin se duhet të përmbushet në tërësi marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës zyrtare. Lidhur me këtë ftesë qeveria në fundjavë organizoi manifestime në 15 qytete të Maqedonisë, nga ana tjetër lideri opozitar Hristijan Mickoski në Kavadar organizoi  marsh protestues ku edhe kërkoi zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.  Për gjithë këto ndodhi në emisionin “Different” që transmetohet në Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, ka folur këshilltari i kryeministrit Zoran Zaev, Ismet Ramadani.

Ai tha se delegacioni i Maqedonisë me shumë shpresë shkoi në Bruksel se do ta merr ftesën e shumëpritur për aderim në NATO.

“Ne në Bruksel shkuam me një shpresë dhe garancë se do ta marrim ftesën për antarësim në NATO. Unë isha në rrol të këshilltarit të kryeministrit por edhe në rrol të kryetarit të Këshillit Euroatlantik i ftuar nga Këshilli Atlantik amerikan dhe nga diplomacia e NATO-s. Isha prezent në ngjarje që për ne ishte historike sepse në Samit të NATO-s është një mundësi të ndahen mendime dhe të takosh personalitet të cilët kanë shumë ndikim, qoftë politik apo diplomatik. Ajo që duhet veçuar në Samit është paraqitja e kryeministrit Zaev”, thotë Ramadani.

Sipas tij mosftesa për pjesmarrje të Presidentit Ivanov në Samit, është një mesazh për të se nuk është faktor për tu respektuar nga NATO me veprimet e tija që ka bërë kohëve të fundit.

“Mosftesa e NATO-s për Samit ndaj Ivanov, është mesazh ndaj tij. Paraqitjet e Presidentit Ivanov definivisht lanë gjurmë të cilat kanë kuptim shumë negativ në NATO dhe NATO-ja në një mënyrë i bëri me dije se nuk mund të jesh faktorë për tu respektuar nga NATO-ja me veprimet tuaja dhe mesazhi ishte mëse i qartë dhe këtë mesazh e ka kuptuar vet Presidenti Ivanov”, shprehet ai. 

“Në një mënyrë kam tentuar dhe një nga këshillat për kryeministrin ka qenë që të bëj një distinkcion të qartë midis asaj që është ftesë e kushtëzuar dhe ftesë e pakushtëzuar. Ftesa e kushtëzuar i dedikohet më shumë opozitës sepse këtë ftesë të NATO-s e kushtëzon në fakt opozita, sepse ata po mundohen në forma të ndryshme ta kundërshtojnë dhe të bëjnë obstruksione që mos të ketë sukses miratimi i marrëveshjes me Greqinë dhe të bie angazhimi i kryeministrit”, potencon Ramadani.

Ai shprehet se Rusia edhe më tej do të tenton të krijoj disponim anti-NATO në Maqedoni, por gjitha këto përpjekje nuk do të kenë sukses.

“Unë mendoj se Rusia do të provoj me çerdhet jo shumë të forta këtu në Maqedoni që të propagoj qëndrimet anti-NATO. Ne e dimë se një parti politike edhe publikisht ka deklaruar se është në bashkëpunim me Rusinë që është një përzierje flagrante në punët e brendshme të Maqedonisë. Është turp për diplomacinë ruse që në këtë mënyrë të tenton të vepron në Maqedoni sepse megjithatë Rusia duhet të mbanë në nivel të veprimit i cili duhet të të jetë pandan me SHBA-të. Ajo që Greqia mori vendim të largon diplomatë të Rusisë, është një përgjigje se edhe Greqia nuk pajtohet që brenda për brenda të shkaktoj situata të trazuara. Por në përgjithësi gjitha tentimet e Rusisë për të krijuar disponim anti-NATO në Maqedoni do të jenë të pasuksseshme”, ka deklaruar mes tjerash për “Different”, Ismet Ramadani.

© ZHURNAL 18.07.2018, 10:05 | Xh.I. | 1,908 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."