Gjunjëzohet para mijëra personave për t’i propozuar të dashurës, ajo pa u menduar dy herë i thotë jo (Video)
kuriozitete
Gjunjëzohet para mijëra personave për t’i propozuar të dashurës, ajo pa u menduar dy herë i thotë jo (Video)

Gjunjëzohet para mijëra personave për t’i propozuar të dashurës, ajo pa u menduar dy herë i thotë jo (Video)

Një moment i sikletshëm i ka ndodhur një fansi të futbollit në prezencë të mijëra personave, i cili derisa po festonte titullin e kampionit të botës vendosi t’i propozoj martesë të dashurës, e cila pa u menduar dy herë i tha “jo”.

Pamjet e këtij momenti janë bërë virale në internet, ku shfaqet Loic Severin duke festuar titullin e kampionit në Paris, kur u gjunjëzua para të dashurës për t’i propozuar, transmeton Telegrafi.

 

Por, edhe pse masa po duartrokiste, e dashura e tij shihej duke ua bërë me dije se nuk është pro këtij propozimi.

 

Megjithatë në fund të video një fans i flaktë i futbollit dëgjohet duke bërtitur në gjuhën frënge “Elle a dit non”, që i bie “ajo tha jo” duke konfirmuar kështu që propozimi për martesë ka dështuar.

 

Kjo video deri më tani është shikuar nga më shumë se 800 mijë persona, dhe në masë të madhe është duke u shpërndarë në rrjetet sociale.

© ZHURNAL 18.07.2018, 14:10 | Z.H. | 637 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."