Pas tërmetit të fortë flet eksperti: Shqipëria me aktivitet sizmik, po monitorojmë situatën
shqiperia
Pas tërmetit të fortë flet eksperti: Shqipëria me aktivitet sizmik, po monitorojmë situatën

Pas tërmetit të fortë flet eksperti: Shqipëria me aktivitet sizmik, po monitorojmë situatën

Tirana, Durrësi dhe disa qytete të tjera janë lëkundur para pak minutash si pasojë e një tërmeti me magnitudë 4,7 ballë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane për Tërmetet (EMSC) epiqendra e tërmetit ka qenë në Vorozen të Kavajës, rreth 31 km nga Tirana.

Në një lidhje telefonike për “News24”, sizmiologu Rexhep Koçi tha se tërmeti ishte me magnitudë 4.5 ballë dhe prej disa ditësh Shqipëria vijon të jetë në aktivitetin sizmik.

“Tërmeti ishte me magnitudë 4.5 ballë dhe prej disa ditësh Shqipëria vijon të jetë me aktivitetin sizmik. Nuk kemi të dhëna nëse ka të lënduar apo dëme nga lëkundjet, por ne po monitorojmë situatën”- tha Rexhep Koçi.

© ZHURNAL 17.07.2018, 23:52 | T.E. | 1,870 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."