Krenar Krasniqi sjell projektin e ri “Gabimin falma”
showbiz
Krenar Krasniqi sjell projektin e ri “Gabimin falma”

Krenar Krasniqi sjell projektin e ri “Gabimin falma”

Këngëtari i ri nga Prishtina Krenar Krasniqi, ka publikuar këngën e tij më të re shoqëruar edhe me videoklip, “Gabimin falma”.

 

Ai në “Reload” në RTV Dukagjini, ka thënë se baladat gjithmonë i ka pas për qejfi dhe e ndjen veten mirë.

 

 

Për ecurinë e projektit këngëtari ka thënë se është përkujdesur Virusi.

Krenari ka thënë se këndon nëpër dasma kryesisht në Kosovë, por ka disa paraqitje edhe ne Shkup.

 

“Këndoj më shumë në Kosovë, këtë vit në Gjilan kam pasur më shumë paraqitje”.

 

Këngëtari ka thënë se një album i ri pritet të dalë nga java e ardhshme, dhe u dedikohet kryesisht diskotekave.

 

“Albumi me dhjetë këngë besoj se do të del javën e ardhshme. Do e gjeni në Youtube, ndërsa për shoqërinë do e shpërndajë falas”, ka deklaruar ai.

 

Krenar Krasniqi ka thënë se bashkëpunimi me Lorin nuk do të mungojë as në të ardhmen. /Telegrafi/

© ZHURNAL 17.07.2018, 21:23 | Z.H.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."