Është lënduar rëndë një motoçiklist në fatkeqësi komunikacioni në Gostivar
kronika
Është lënduar rëndë një motoçiklist në fatkeqësi komunikacioni në Gostivar

Është lënduar rëndë një motoçiklist në fatkeqësi komunikacioni në Gostivar

Gostivar, 17 korrik - Një motoçiklist i ri sot pasdite është dërguar në klinikat e Shkupit me lëndime të rënda pas një fatkeqësie komunikacioni , e cila, sipas policisë, ka ndodhur në orën 13:30 në rrugën "Keji Vëllazërim Bashkimi", në afërsi të tregut në Gostivar.

Nga njohuritë e para t[ ekspertizës së policisë që po kryhet me autorizim të Prokurorit publik, i lënduari është R.A. (21) nga Gostivari. Ai në momentin e fatkeqësisë ka drejtuar motoçikletën "Jamaha R6" me targa të Italisë. Nga shkaqe ende të pakonfirmuara, ai është dneshur me automjetin "Pezho-partner" që e ka drejtuar qytetari i Gostivarit I.N. (58).

Gjatë ndeshjes, motoçiklisti ka marrë lëndime të rënda dhe është në rrezik për jetë dhe urgjentisht është dërguar në klinikat e Shkupit.

Për momentin ekspertiza e policisë ende po vijon dhe po punohet në përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të fatkeqësisë.

Për më pak se dy ditë, pas fatkeqësive rrugore në Gostivar, janë regjistruar tre fatkeqësi në të cilat tre persona janë lënduar rëndë.

© ZHURNAL 17.07.2018, 18:23 | T.E. | 1,024 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."