George Clooney shfaqet në publik pas aksidentit me motor
showbiz
George Clooney shfaqet në publik pas aksidentit me motor

George Clooney shfaqet në publik pas aksidentit me motor

George Clooney është fotografuar derisa ka arritur me avion privat në Romë pas aksidentit që kishte pasur me motoçikletë.

Aktori po ngiste motoçikletë “Yamaha” kur ndodhi përplasja me një veturë, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

 

George Clooney pas atij aksidenti, është parë teksa po çalonte derisa është afruar tek avioni privat, të hënën.

 

Pas arritjes në Romë, ylli i famshëm kishte ende dhimbje, por në disa momente fliste dhe buzëqeshte me stafin e aeroportit.

 

Një lëndim i dukshëm është parë edhe në bërrylin e dorës së majtë, megjithatë nuk ka diçka shqetësuese.

© ZHURNAL 17.07.2018, 16:45 | Z.H. | 519 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."