ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Sinani: Qeveria duhet të ketë plan B se si të tejkalohet bllokada e VMRO-së dhe të organizohet referendumi për emrin

Shkup, 17 korrik - Lidhur me kërkesën e liderit të opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski për Qeveri teknike si një nga kushtet që opozita të votojë për përmbërjen e përkohshme të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), gazetari dhe opininisti Naim Sinani vlerëson se opozita në parim gjithmonë ka të drejtë të parashtrojë kërkesat e saj politike, por sipas tij rrethanat në të cilat ndodhet vendi shumë pak japin hapësirë për të bërë politika ditore. 

"Opozita në parim gjithmonë ka të drejtë të parashtroj kërkesat e saja politike, por në rrethanat në të cilat ndodhet vendi, nuk ka shumë vend për politikë ditore, prandaj kërkesa e VMRO-DPMNE-së për qeveri teknike vlerësoj se nuk qëndron. Në një situatë kur qeveria LSDM, BDI, BESA dhe PDSH, e mbështet marrveshjen për emrin dhe insiston që ta implementojë të njejtën, ndërsa VMRO-DPMNE e kundërshton atë, do të ishte në interes të vendit që opozita të ishte konstruktive në formimin e KSHZ-së", thotë për Zhurnal, Naim Sinani, gazetar dhe opininist. 

Sipas tij, ajo duhet të mundësoj që sa më parë të organizohet referendumi, në mënyrë që populli ta thot fjalën e tij për atë se cilin nga opcionet e mbështet, marrveshjen që çelë rrugën e integrimeve, apo statuskofonë që e ofron opozita maqedonase,pasi opozita shqiptare ASH dhe Besa e Bilall Kasamit mbështesin marrveshjen dhe referendumin.

"Marrë parasyshë sjelljen e deritanishme, është mëse e qartë se VMRO-DPMNE dhe presidenti Gjorge Ivanov, kanë zgjedhur rrugën e bllokimit të institucioneve dhe të njejtën politikë kanë tendencë që ta vazhdojnë, por Kuvendi dhe Qeveria, e kanë për obligim që të mundësojnë funksionimin normal të institucioneve. Fundja askush nuk duhet të harrojë se me Kushtetutë Republika e Maqedonisë është shtet parlamentarë e jo presidencial", thekson Sinani.

Kjo, shprehet mëtej ai, i obligon partitë në pushtet që të kenë edhe plan B, për atë se si do të tejkalohet bllokada e VMRO-së dhe të organizohet referendumi për emrin.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.07.2018, 15:15  | D.J. | 1,941 i lexuar

 

 

 

Vazhdojnë ditët me diell

Shkup, 17 tetor - Instituti Hidrometeorologjik njofton se moti në vend vazhdon të jetë i ngjashëm edhe ditën e nesërme.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme kryesisht në pjesën e dytë të ditë”, thuhet në njoftimin e tyre.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 23:24  | D.J. | 6.736 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.