Zgjedhjet e parakohshme një "alibi" për opozitën dhe pushtetin
maqedonia
Zgjedhjet e parakohshme një "alibi" për opozitën dhe pushtetin

Zgjedhjet e parakohshme një "alibi" për opozitën dhe pushtetin

Shkup, 17 korrik - Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski qëllimisht kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi që ende elektorati i partisë së tij nuk është shpërbë në masë të madhe, kështu vlerëson në një prononcim për Zhurnal, analisti Berat Azizi.

"Lideri i VMRO-DPMNE ka shumë arsye për të kërkuar zgjedhje pasi elektorati i kësaj partitë ende nuk është shpërbë në masë të madhe. Unë mendoj se faktori i dytë që shtinë VMRO të kërkojë zgjedhje është situate ekonomike e cila nuk ka lëvizur nga vendi që pas marrjes së pushtetit nga ana e LSDM. Mickovski  edhe në këto zgjedhje do të luajë në kartën e nacionalizmit dhe patriotizmit maqedonas duke akuzuar LSDM si  parti tradhtare që ka shitur interesat e kombit maqedonas", thotë për Zhurnal, Berat Azizi, analist. 

Në anën tjetër Mickovski, shton mëtej Azizi, zgjedhjet i përdor si alibi për të aritur ndonjë kompromis të fshehtë me Zaevin, për të liruar nga akuzat funksionarët e tyre dhe protestuesit e 27 prillit si kundërshpërblim do të votojë ndryshimet  në KSHZ dhe pakon e ligjeve për zgjedhje.

"Në opsion janë shumë  lojëra, por mendoj se në fund Mickovski nuk do të mund të përfitojë pushtetin. Në anën tjetër partitë politike shqiptare në përgjithësi duket se nuk janë të interesuara aq shumë për zgjedhjet për shkak të mungesës së një platformë të qartë dhe të një program me të cilin do të tërhiqnin votuesit. Ftesa për NATO dhe hapja e negociatave është në kartë e cila më së shumti i shkon për shtati LSDM-së se sa partive politike shqiptare", nënvizon Azizi. 

Sipas tij, po ashtu edhe partitë shqiptare në opozitë gjatë këtyre zhvillimeve nuk u është dëgjuar zëri fare. 

"Pra kemi një moment mjaft interesant në kampin politik shqiptarë. Ata që janë në qeveri frikësohen mos e humbasin pushtetin, kurse këta në opozitë nuk e shohin veten të gatshme për të drejtuar vendin. Zgjedhjet e parakohshme  më së shumti i shkojnë për shtati LSDM e cila ka një pushtet apsolut në të dyja pushtetet, me partitë shqiptare është në një pozicion shumë më të favorshëm pasi pasha e tyre është ulur dukshëm pas zgjerimit të koalicionit, ndërsa qytetarët e konsiderojnë Zaevin si ideatorin e të gjitha lëvizjeve në vend", vlerëson Azizi. 

Azizi mendon se Zaev ka shumë gjasa që në këto zgjedhje të merr akoma më tepër vota nga elektorati shqiptar se sa zgjedhjet e fundit dhe kjo për faj të partive politike shqiptare.

"Funksionarët shqiptar  nuk janë treguar vigjilent me votuesit e tyre, nuk kanë  bërë sa duhet për ato dhe moskomunikimi i zyrtarëve me opinionin do të notohet negativisht nga votuesit", shprehet Azizi.

© ZHURNAL 17.07.2018, 16:00 | D.J. | 1,589 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."