SUV-i i vogël i Maseratit arrin më 2022-ën
auto
SUV-i i vogël i Maseratit arrin më 2022-ën

SUV-i i vogël i Maseratit arrin më 2022-ën

Levante i “zvogëluar”, me motor 3.0-litër V6 të Ferrarit dhe kapacitet prej 430 kuajfuqi do të arrijë më 2022-ën.

 

Kreu i korporatës Fiat Chrysler Automobiles, pjesë e së cilës është edhe Maserati, ka njoftuar se në vitet në vijim do të rindërtojë gamën e re, transmeton Koha.net.

Deri në vitin 2022 priten të vijnë modelet Ghibli dhe Quattroporte, si dhe modeli më interesant SUV-i i tij i vogël.

Sipas njoftimeve, modeli për të cilin ende nuk i është zbuluar emri, do të ketë shpërndarjen e peshës para-prapa 50:50, platformën e avancuar dhe të lehtë e cila do të sigurojë raportin më të mirë të fuqisë dhe peshës.

Ky SUV i vogël pritet të vijë me motorin e Ferrarit, benzinë 3.0-litër V6 Bi-Turbo me kapacitet prej 430 kuajfuqi.

© ZHURNAL 17.07.2018, 10:55 | Z.H. | 355 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."