"Kopja e iPhone X", me një çmim shumë të më lirë se që pritej
teknologji
"Kopja e iPhone X", me një çmim shumë të më lirë se që pritej

"Kopja e iPhone X", me një çmim shumë të më lirë se që pritej

Xiaomi Mi A2 ende nuk është lansuar zyrtarisht, por ai tashmë ka dal për t’u shitur në ueb faqen më të madhe kineze AliExpress me një çmim prej 190 dollarë dhe versioni tjetër 210 dollarë.

E në këtë postim të daljes së tij në shitje janë konfirmuar edhe specifikat e tij të pritura, si trupi i tij nga metali, ekrani 5.84 inç (1,080 x 2,2280px), kamera e dyfishtë nga pas 12 + tjetrën 5 MP me të cilat mund të incizohet video me rezolucion 4K, transmeton koha.net.

 

Baterinë 4,000mAh, çipin Snapdragon 625 me 3GB RAM e 32GB hapësirë në memorie apo versionin me 4GB RAM e 64GB hapësirë në memorie, si dhe vend për dy kartela SIM.

 

Versioni me 3GB Ram kushton 190 dollarë ndërsa ai me 4GB RAM 210 dollarë, e që të dy këta versione ofrohen në tre ngjyra, të zezë, të kaltër apo ngjyrë ari.

© ZHURNAL 17.07.2018, 12:44 | Z.H. | 910 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."