Kallëzim penal për një shkupjan që ka vjedhur 73 mijë euro
kronika
Kallëzim penal për një shkupjan që ka vjedhur 73 mijë euro

Kallëzim penal për një shkupjan që ka vjedhur 73 mijë euro

Shkup, 16 korrik - MPB-ja ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë themelore publike në Shkup kundër I.I. (30) nga Shkupi për shkak të dyshimeve se ka kryer vepër penale "vjedhje të rëndë në mënyrë të ashpër". I denoncuari ka vjedhur para në vlerë prej 73.000 euro.

Nga gjykatësi në procedurë paraprake I.I. veçmë i është caktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

MPB-ja informoi se I.I. se më 12 korrik pas orës shtatë në pompën e benzinës në autostradën Kumanovë - Shkup ka vërejtur se në automjetin e të dëmtuarit ka një çantë me para, e cila ka qenë në karrigen e bashkudhëtarit në automjet.

"Pasi që i dëmtuari është larguar nga pompa e benzinës, në drejtim të Shkupit, është arritur nga automjeti i të pandehurit I.I dhe ai me dorën e djathtë ka bërë me shenjë duke sinjalizuar në defekt. I dëmtuari ka ndaluar dhe është nisur drejt pjesës së pasme të automjetit dhe atëherë I.I. ia ka marrë çantën dhe ka ikur", qëndron në kumtesën e MPB-së.

Menjëherë pas denoncimit janë ndërmarrë masa dhe aktivitete. I.I, është arrestuar, ndërsa në rajonin e policisë është kryer edhe njohje e të pandehurit.

© ZHURNAL 16.07.2018, 15:40 | Xh.I. | 1,170 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."