Mustangu klasik do të vozitet në mënyrë autonome nëpër kodrat e festivalit në Goodwood (Foto)
auto
Mustangu klasik do të vozitet në mënyrë autonome nëpër kodrat e festivalit në Goodwood (Foto)

Mustangu klasik do të vozitet në mënyrë autonome nëpër kodrat e festivalit në Goodwood (Foto)

Modeli ’65 Mustang që do të lëvizë vet nëpër kodrat e Goodwood-it, pritet të na japë emocione të përziera

Gjëja e fundit që do prisnim të shohim në Goodwood Festival of Speed, do ishte një Mustang klasik, transmeton Telegrafi.

Për çdo edicion, shohim disa modele të vjetra, teksa garojnë krahas koncepteve, makinave të garave dhe hipermakinave.

Të gjitha këto makina të modifikuara, kanë ndonjë nivel të vet-vozitjes, por nuk pritej që në mesin e tyre të shfaqej edhe një veturë e vitit 1965, që vozitet krejtësisht vetëm.

Ky Mustang që mund ta shihni në fotografi, do të ngjitet dy herë në ditë nëpër kodrat e festivalit, pa pasur ndonjë njeri brenda. Kjo është hera e parë, në historinë 25 vjeçare të organizimit.

Që makina të lëvizë si duhet, është bashkëpunuar me Siemens dhe një qendër inventive në Angli. Makina është e pajisur me censorët e veçantë, si dhe hartën e shtegut prej 1.6 milje, që është skanuar më parë nga Bentley Systems.

Algoritmi i integruar, i cakton shpejtësinë me të cilën duhet të lëvizë, nëpër secilin rrugëtim që duhet bërë. Pritet të shihet se si do të zhvillohet ky rrugëtim, që bëhet krahas makinave tjera vetë-vozitëse. 

© ZHURNAL 16.07.2018, 16:44 | Z.H. | 560 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."