Edicioni ushtarak i Razvani Tank është gati për betejë (Video)
auto
Edicioni ushtarak i Razvani Tank është gati për betejë (Video)

Edicioni ushtarak i Razvani Tank është gati për betejë (Video)

Bashkë me eksterierin e fuqishëm, vjen edhe motori me 707 kuajfuqi

 

Të gjithë kanë qenë të kënaqur me Razvani Tank, si dhe të gjitha mundësitë që i ofronte, transmeton Telegrafi.

 

 

Por, prodhuesi nuk ishte i kënaqur, andaj i dha këtij modeli një tretman ushtarak.

 

Në Military Edicion, kjo makinë jo vetëm që vjen me eksterier dhe xhama të blinduar, por ka edhe nivelin B7 të sigurisë nga shpimi prej predhave dhe mjeteve eksplozive.

 

Makina që lëvizë në rrota që nuk kanë nevojë të fryhen, sipër e ka një rezervuar që mbledh ujërat e shiut, ndërsa dyer i ka me një sistem të hapjes elektromagnetik.

 

Dritat e fuqishme bëjnë që gjithçka të shndrit, ndërsa në mungesë të tyre mund të lëvizë edhe me kamerën me efekte termale që sheh edhe në errësirë të plotë.

 

I ndërtuar në platformën e makinës së vjetër, makina edhe më tutje vazhdon ta ketë motorin me 6.4-litra që prodhon 500 kuajfuqi, por Tank i ri mund të blihet edhe me versionin e fuqishëm që ka 707 kuajfuqi.

 

Ngjyra si e shkretëtirës me të cilën është lyer, duket mjaft e bukur, por blerësit mund të zgjedhin çfarëdo nuance që duan.

 

Për fat të keq, kjo makinë e ka çmimin fillestar prej 295 mijë dollarëve, që është për 50 për qind më i shtrenjtë se Razvani Tank i tanishëm. 

© ZHURNAL 16.07.2018, 13:41 | Z.H. | 767 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."