BMW pritet të lansojë një version të ri të limituar të veturave M5 dhe BMW 5 (Foto)
auto
BMW pritet të lansojë një version të ri të limituar të veturave M5 dhe BMW 5 (Foto)

BMW pritet të lansojë një version të ri të limituar të veturave M5 dhe BMW 5 (Foto)

Pas bashkëpunimit të madh në industrinë e filmit me James Bond, Tom Cruise e të tjerë, BMW për të festuar këtë bashkëpunim po lanson një edicion të veçantë "Mission Impossible" të të dy BMW-ve të reja 5 dhe M5.

Fatkeqësisht, të dy modelet do të jenë të disponueshme vetëm në Japoni, transmeton Lajmi.net

Motori do të jetë 4.4 litërsh V8 turbo që ofron 617 hp, duke bërë të mundur një super veturë që arrin 100 kmh për 3.3 sekonda.

Çmimi fillon nga 180,000 dollarë në Japoni, duke përjashtuar taksat, sigurimet dhe shpenzimet e tjera. Makina pritet të vijë në versionin e saj origjinal në ngjyrë të zezë.

Çmimi për serinë 5 të thjeshtë fillon nga 70,000 dollarë për modelin 523i dhe arrin në 80,000 dollarë për 530i, ndërsa modeli 523d pritet të kushtojë rreth 75,000 dollarë.

© ZHURNAL 13.07.2018, 16:30 | Z.H. | 715 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."