Pendarovski: Me 10% prijnë qytetarët të cilët janë për hyrje në NATO dhe BE me emrin Maqedonia Veriore
maqedonia
Pendarovski: Me 10% prijnë qytetarët të cilët janë për hyrje në NATO dhe BE me emrin Maqedonia Veriore

Pendarovski: Me 10% prijnë qytetarët të cilët janë për hyrje në NATO dhe BE me emrin Maqedonia Veriore

Shkup, 11 korrik - Koordinatori për NATO i Maqedonisë, Stevo Pendarovski në intervistën e “Top Tema” të TV Telma, zbuloi se sipas anketave më të reja që nuk behën nga Qeveria, dallimi mes atyre që janë për hyrje në NATO dhe BE nën me emrin Maqedonia Veriore dhe atyre që janë kundër është 10% në interes të këtyre të parëve.

“Nuk ka asnjë dallim të deklaratës së Stolgenberg sot dhe ajo nga janari në Shkup. Para 10 viteve kishim një pengesë, sot thonë: pasi që keni arritur marrëveshje me Greqinë, tash duhet që ta mbaroni. Zgjedhje e fjalëve është e tij, por mesazhi është i qartë dhe e dimë. Deri sa finalizohet marrëveshje me Greqinë, ne jemi për këtë Aleancën Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë”.

Ai tha se nesër kur Stoltenberg zyrtarisht do t’ia jap ftesën Zaevit, do t’i jap edhe plan për procesin e përgaditjeve teknike në raport me mbrojtjen dhe ushtrinë.

Ai shpalli  se sipas anketave më të reja që nuk janë bërë nga Qeveria, por pasi që nuk kam autorizim që të tregojë se nga kush janë bërë, dallimi mes atyre që janë për hyrje në NATO de BE me emrin Maqedonia Veriore është 10-12% më shumë se ata që janë kundër”, tha Pendarovski.

© ZHURNAL 11.07.2018, 23:15 | Xh.I. | 2,848 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."