Stoltenberg: Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s, kur ta finalizon marrëveshjen me Athinën
maqedonia
Stoltenberg: Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s, kur ta finalizon marrëveshjen me Athinën

Stoltenberg: Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s, kur ta finalizon marrëveshjen me Athinën

Bruksel, 11 korrik - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg qartë bëri me dije se vetëm me ndryshim të emrit mund Maqedonia të hyjë në Aleancë.

"Njerëzve në Maqedoni u mbetet të vendosin, ky është rast që vjen një herë në jetë, ose do ta përkrahin marrëveshjen dhe do të bëhen anëtarë, ose nuk do ta përkrahin dhe nuk do të bëhen anëtarë, nuk mundet t'i fitojnë të dy punët. Nuk ka anëtarësim pa ndryshim të emrit, popullit i mbetet të vendos", tha Stoltenberg sot në konferencë për styp pas ditës së parë të Samitit të NATO-s në Bruksel.

"E përshëndes Marrëveshjen me Greqinë, qartë thamë se do të fillojmë negociata qasëse dhe tham se një herë pasi të finalizohen procedurat do të mund IRJM të bëhet anëtarja e 30-të me emrin e ri", tha ai, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

© ZHURNAL 11.07.2018, 19:48 | Xh.I. | 1,587 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."