Ftesa për anëtarësim në NATO, qytetarët: Hapet perspektivë, siguri, investime
maqedonia
Ftesa për anëtarësim në NATO, qytetarët: Hapet perspektivë, siguri, investime

Ftesa për anëtarësim në NATO, qytetarët: Hapet perspektivë, siguri, investime

Shkup, 11 korrik - Qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë se siguria që ofron Aleanca do të ndikojë në sigurinë e investuesve të huaj, por edhe të atyre të vendit, duke mundësuar kështu hapjen e vendeve të reja të punës. Ata presin që për gjeneratat e reja të bëhet më mirë.

“Shpresojmë, shpresojmë që ky anëtarësim të sjell diçka më të mirë. Ftesën për në NATO e shoh si hap para dhe kemi shpresë që të bëhet më mirë si për qytetarët ashtu edhe për gjithë shtetin”,- tha një qytetar.

“Kam dëshirë që të bëhet Maqedonia sikur Europë, pra të hapet vendi e të rregullohet”,- thekson një qytetar.

“Mendoj që do të bëhet më mirë në të gjitha sferat e jetës, si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në atë ekonomik. Pra, është mirë të kemi më tepër siguri e me tepër investime e kështu të hapen vende të reja pune”,- theksoi një qytetar.

“Do të jetë më mirë besoj. Kam dëshirë të bëhet më mirë për ju, pra për gjeneratat e reja të ketë sa më shumë punë e jetë më të mirë”,- u shpreh një qytetar tjetër.

“Po mirë, kjo ftesë është pozitive, unë kështu mendoj. Pres që anëtarësimi të sjellë më tepër mjete, më tepër siguri e zhvillim për vendin”,- tha një qytetar.

Gjithsesi, anëtarësimi përfundimtar varet nga referendumi, për të cilin sërish duhet të vendosin qytetarët në vjeshtë.

© ZHURNAL 11.07.2018, 23:02 | Xh.I. | 1,451 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."