LSDM: Asgjë nuk fshihet, VMRO-DPMNE-ja keqpërdor ngjarje tragjike
maqedonia
LSDM: Asgjë nuk fshihet, VMRO-DPMNE-ja keqpërdor ngjarje tragjike

LSDM: Asgjë nuk fshihet, VMRO-DPMNE-ja keqpërdor ngjarje tragjike

Shkup, 11 korrik - Në reagimin e LSDM-së thuhet se është joserioze dhe papërgjegjshmëri që VMRO-DPMNE-ja pa trup keqpërdor ngjarje tragjike, duke plasuar informacione të pa sakta, jo të pavërteta dhe nxit tensione mes qytetarëve. Me këtë OBRM-PDUKMja sipas LSDM-së tregon se nuk ka ndërgjegje në krye të partisë.

Ata i bëjnë thirrje që VMRO-DPMNE-ja të ndalojë të thotë të pavërteta dhe të ndalojë të keqpërdor këtë rast tragjik, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Asgjë nuk fshihet, përkundrazi, publiku që nga ditë e parë e ngjarjes tragjike është njoftuar me të gjitha detajet për veprimet që janë ndërmarrë nga institucionet dhe të gjitha informacionet për këtë ngjarje janë publike dhe të qasshme”, thonë nga LSDM-ja duke thënë se Ministria e Punëve të Brendshme për një dit i gjeti të dyshuarit e veprës penale dhe se i gjithë rasti tash është në duart e Prokurorisë.

Ata bëjnë thirrje si parti përgjegjësi në qetësi te të gjithë qytetarët. Bëjmë thirrje të mos shpërndahen lajmet e rreme dhe dezinformimet që po qarkullojnë, dhe se institucionet veprojnë sipas kompetencave të tyre ligjore.

“Në procedurë ligjore duhet të dënohen për këtë veprim dhe të ballafaqohen me përgjegjësi me ligjet e Republikës së Maqedonisë.

© ZHURNAL 11.07.2018, 20:00 | Xh.I. | 1,285 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."