Zaev pas ftesës për në NATO: Gëzohu Maqedoni
maqedonia
Zaev pas ftesës për në NATO: Gëzohu Maqedoni

Zaev pas ftesës për në NATO: Gëzohu Maqedoni

Bruksel, 11 korrik - Gëzohu Maqedoni! Dyert për anëtarësimin tonë të plotfuqishëm në NATO janë të hapura, porositi kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk, lidhur me vendimin, të cilin e sollën sot në ditën e parë të Samitit të NATO-s në Bruksel, liderët e vendeve-anëtare për ta ftuar Maqedoninë për t’i filluar negociatat për inkuadrim.

“Pasdite vendet-anëtare të NATO-s vendosën të na japin ftesë që Republika e Maqedonisë ta fillojë procesin inkuadrues për anëtarësim në Aleancë. Partnerët dhe miqtë tanë sot na dhanë mirënjohje. Është njohur përkushtimi i fuqishëm, janë plotësuar të gjitha kriteret”, theksoi Zaev.

Ai theksoi se sot është një ditë e madhe, historike për Republikën e Maqedonisë.

“Premtoj se do të sjellim ende lajme të mira edhe në periudhën që është para nesh, në dobi të të gjithë qytetarëve të vendit tonë”, shtoi kryeministri, i cili është mysafir si folës në konferencën NATO Engages në kuadër të Samitit në Bruksel.

© ZHURNAL 11.07.2018, 22:22 | Xh.I. | 2,551 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."