VMRO-DPMNE përsëri kërkon përgjegjësi për rastin me Nikolla Sazdovskin
maqedonia
VMRO-DPMNE përsëri kërkon përgjegjësi për rastin me Nikolla Sazdovskin

VMRO-DPMNE përsëri kërkon përgjegjësi për rastin me Nikolla Sazdovskin

Shkup, 11 korrik - Dita e tretë që Oliver Spasovski po hesht për hollësirat për rastin me të riun e vrarë Nikolla Sazdovski, reagon VMRO-DPMNE-ja, njëherit duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme nga funksioni i tij si ministër i Punëve të Brendshme.

Prej aty pyesin se "kush është i treti që ka marrë pjesë në vrasjen dhe pse deri tani nuk u arrestua?

"Nëse pushteti e fsheh ose në këtë moment po kërkohet kanal për arratisjen e tij nga  vendi? Nëse për këtë shkak ende nuk është shpallur fletarrest ndërkombëtar dhe nuk publikohet fotografia e tij për opinionin që të mund të paraqitet nëse e sheh? Nëse është në vijim skenari i njëjtë me të cilët u realizua arratisja e vrasësit të fudbollistit të ri Martin Janushev, i cili u vra para shtëpisë së tij. Nëse në automobilin, me të cilin kanë ardhur vrasësit ka pasur edhe person të katërt", thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. 

Situata, siç thuhet më tej, "është e qartë". 

"LSDM-ja përmes Oliver Spasovskit dëshiron ta fsheh vrasjen e të riut Nikolla Sazdovski - Sazdo. Opinioni pret përgjigje dhe pret përgjegjësi nga të jgithë personat e involvuar në këtë", thuhet mes të tjerash në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

© ZHURNAL 11.07.2018, 16:07 | D.J. | 1,051 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."