Në Gjykatë janë dëgjuar 16 bomba për "Total"
maqedonia
Në Gjykatë janë dëgjuar 16 bomba për "Total"

Në Gjykatë janë dëgjuar 16 bomba për "Total"

Shkup, 11 korrik - Në seancën e sotme për lëndën e PSP-së "Total", në të cilën i akuzuar është gazetari Dragan Pavloviq-Latas për evazion tatimor, u dëgjuan 16 nga gjithsej 39 biseda të përgjuara nga viti 2011.

Avokatja Aneta Begova në fillim të seancës kërkoi që gjashtë biseda të mos përshihen si dëshmi në këtë rast, sepse bisedimet janë zhvilluar nga avokatja Nadica Badeva nga Shkupi, e cila nuk ishte ftuar nga PSP-ja, e as që është liruar nga sekreti i avokatit.

Për pesë bisedat tjera, megjithatë avokatët kërkuan të mos lëshohen në opinion, sepse përmbajnë të dhëna personale të personave të cilët nuk janë të përfshirë me rastin, ndërsa gjatë dëgjimit të "bombave" i akuzuari Latas kërkoi edhe një bisedë shtesë të mos jetë i qasshëm për opinion, pas çka Këshilli gjyqësor pranoi.

Pasi kërkuan që bisedat me Nadica Badeva të mos merren si dëshmi sepse këtë nuk e lejon Ligji për avokaturë, prokurorja tha se ankesa nuk përgjigjet në fazën në të cilën gjendet lënda, sepse paraprakisht kanë pasur mundësi ta parashtrojnë.

Prokurorja Elizabeta Josifovska theksoi se kanë pasur rast t'i dëgjojnë bisedat në terminin që ua ka dhënë PSP-ja, si dhe se në këtë fazë të procedurës nuk është kryer asnjë dëshmi në cilësi të Latasit dhe Badevës.

Lidhur me kërkesën e mbrojtjes për dëshmimin e mënyrës në aspekt nëse ato incizime janë pjesë e materialit dëshmues, që PSP-ja e mori nga LSDM-ja, prokurorët mendojnë se është e pabazë.

Prokurorja theksoi se është dhënë raport me të cilin konfirmohet se incizimet nga materiali, raporti dhe dëshmitë tjera i janë dhënë Latasit më 21 qershor të vitit 2017.

Deri në këtë moment nuk është bërë asnjë provë në të cilën ishin Latasi, personat juridik të akuzuar dhe avokatja Badeva.

Sipas mbrojtjes, bisedat e Badevës janë jashtëzakonisht për veprimet e avokatit dhe se pas disa vitesh për një ndërmarrje tjetër ajo ka qenë menaxhuese. Ajo ishte e angazhuar për përballje dhe falimentim të "Total".

Gjykata nuk e pranoi kërkesën e mbrojtjes që incizimet me bisedat kontestuese të dëgjohen në fund dhe solli vendim të lëshohen sipas orarit që i ka dhënë PSP-ja, përveç atyre nga të cilat do të përjashtohet opinioni.

Në "Total" akuzohet gazetari Dragan Pavloviq-Latas për evazion tatimor në vlerë prej 121.414 euro përmes personave juridik "Total marketing" SHPKNJP, "Total" media qendra dhe "Medijamaks" dhe 63.032 euro si person fizik.

Ai furnizimin e pajisjes për vete e ka evidentuar si pajisej për ndërmarrjet, edhe pse në ndërmarrje nuk ka pasur persona të punësuar, gjegjësisht në një ndërmarrje ka pasur vetëm një të punësuar.

Pas dëgjimit të 16 "bombave" seanca e sotme u ndërpre dhe seancë e re është caktuar për më 24 shtator.

© ZHURNAL 11.07.2018, 16:22 | D.J. | 1,326 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."