Osmani: Sot hapet ardhmëria për Maqedoninë
maqedonia
Osmani: Sot hapet ardhmëria për Maqedoninë

Osmani: Sot hapet ardhmëria për Maqedoninë

Bruksel, 11 korrik - Zv/Kryeministri Bujar Osmani sot nga selia e NATO-s në Bruksel dhe parashikimet e tija për Samitin e Aleancës ku Maqedonia do të duhet të merr ftesë për antarësim, transmeton Zhurnal.

“Sot është ditë historike. Ditë që e presim gjithë gjenerata ime dhe gjeneratat para meje. Sot po mbyllim një kapitull të zhvillimit shoqëror dhe shtetëror të Republikës së Maedonisë. Ne po fillojmë një kapitull të ri dhe apsolutisht edhe procesi është i pakthyeshëm edhe për NATO-n edhe për BE-në”, tha Osmani.

Ai shtoi se në këtë periudhë është bërë shumë edhe në pjesën e reformave, si plani 2-6-9, edhe në pjesën e zgjidhjes së çështjeve të ndjeshme politike, kështu që Osmani potencon se sot hapet ardhmëria për Maqedoninë edhe në pjesën e NATO-s edhe në pjesën e BE-së.

"Nuk po ekzagjeroj nëse them se sot ndahet historia e Maqedonisë në atë deri më tani dhe nga tani e tutje. Shoh dritë që tani e tutje  edhe për shtetin edhe për qytetarët", theksoi ai.

© ZHURNAL 11.07.2018, 16:20 | Xh.I. | 992 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."