Një adoleshent është sulmuar në autobusin me numër 57
maqedonia
Një adoleshent është sulmuar në autobusin me numër 57

Një adoleshent është sulmuar në autobusin me numër 57

Shkup, 11 korrik - Një djalë 16 vjeçar, gjysmë ore pas mesnate është sulmuar në autobusin  e NQP-së "Shkup" me numër 57, i cili qarkullon në relacionin nga Kozle deri në Radishan.

Siç kumtoi MPB, djali është sulmuar nga tre persona me të cilët më parë së bashku ishin në ditëlindje te shoqja e tyre në një kafiteri në Qendër. Arsyeja e sulmit  ka qenë një mosmarrëveshje paraprake. Sulmuesit pastaj kanë zbritur në stacionin e autobusit përballë "Furrës së vjetër" në Çair dhe kanë ikur.

Rastin në polici e denoncoi nëna e djalit, L.N. (39). Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e tërësishme të rastit. 

© ZHURNAL 11.07.2018, 16:13 | D.J. | 6,146 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."