Projektet e “ngrira” e rrëzuan ndërtimtarinë
ekonomi
Projektet e “ngrira” e rrëzuan ndërtimtarinë

Projektet e “ngrira” e rrëzuan ndërtimtarinë

Shkup, 8 qershor - Sado që të jetë realizimi i projekteve, aq do jetë edhe rritja ekonomike. Ndërtimtarët thonë se ngecja në një pjesë të projekteve infrastrukturore është shkaku kryesor për rënie prej 37.2% në ndërtimtari në tremujorin e parë të këtij viti. Ata presin të përshpejtohet ritmi në ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore si dhe në një pjesë të rrugëve që janë në ndërtim e sipër.

"Duhet projektet që kanë filluar më herët të përfundojnë, të vijnë në fazën e fundit në mënyrë që të kompletohet investimi dhe të normalizohet i gjithë sektori", deklaroi Ivica Jakimovski, kryetarë i Odës së ndërtimtarisë në LOE.

Nga qeveria prej ku një ditë para se të publikohen statistikat e këqija i konfirmuan të dhënat katastrofale në ndërtimtari, presin ekspansion ndërtimorë në tremujorët e ardhshëm. Kështu, siç thonë ata, do të arrihet rritja e projektuar ekonomike prej 3.2%.

"Pritjet tona janë se do kemi rritje serioze të ndërtimtarisë në tremujorin e dytë të vitit 2018 sepse që nga muaji mars, prill e këndej kemi intensifikim serioz në aktivitetet ndërtimore, presim ekspansion ndërtimor deri në fund të qershorit, ndërsa do të rritet edhe më shumë në korrik", tha Goran Sugarevski, ministër i transportit dhe lidhjeve.

Statistika dje publikoi se në tremujorin e parë të këtij viti ekonomia e Maqedonisë ka shënuar rritje prej vetëm 0.1%. Rënie më të madhe ka në ndërtimtari, te investimet bruto dhe konsumi publik.

© ZHURNAL 08.06.2018, 15:26 | Xh.I. | 826 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."