Rritja e BPV-së, Zaev: Do të arrihet rritja 3.2%
ekonomi
Rritja e BPV-së, Zaev: Do të arrihet rritja 3.2%

Rritja e BPV-së, Zaev: Do të arrihet rritja 3.2%

Shkup, 8 qershor - Rezultatet e ulta të BPV të cilat dolën gjatë ditës së djeshme i komentoi kryeministri Zoran Zaev i cili theksoi se rritja e parashikuar prej 3.2% do të arrihet. Ndërkaq, kanë reaguar nga partia opozitare VMRO-DPMNE-ja duke e kritikuar qeverisjen e kryeministrit Zoran Zaev.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, norma e rritjes në BPV-së për tremujorin e parë të vitit 2018 është vetëm 0.1%, për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.  Në pyetjën drejtuar nga TV ynë se nëse çështja e emrit ka imponuar presion në sektorin e biznesit duke prodhuar këto rritje të BPV Kryeministri Zaev shprehet i bindur se rritja prej 3,2 për qind do të arrihet.

BPV-ja është projektuar 3.2% dhe do ta arrijmë.  Aty ku shënojmë ulje sipas të gjitha paramentrave është ndërtimtaria e ulët ajo është për shkak të autostradës, ne nuk kemi dorëzuar punë të kryera për Sino Hidron, parasëgjithash rrugën Kërçovë-Ohër projekti ka ngecur në drejtimin Milladinovci-Shtip transmet dhe kompani të tjera. Nëse merren këto parametra se sa këto kompani kanë punuar vitin e kaluar në kuartalin e parë në krahasim me këtë vit kanë shënuar rënie për shkakë të problemeve në projekte.

Ndërkaq, kanë reaguar nga partia opozitare VMRO-DPMNE-ja duke e kritikuar qeverisjen e kryeministrit Zoran Zaev.

Interesi i vetëm i Zaevit, por edhe i Angjushevit, është zgjerimi i afarizmit personal, kurse ekonomia kombëtare për të dy është vetëm mjetë për pasurim personal. Për këtë, VMRO – DPMNE përgjegjëse e konsideron qeverisjen e LSDM-së dhe Zaevit. Prandaj, kjo parti kërkon zgjedhje të reja parlamentare, bashkë me ato presidenciale, një qeveri teknike 100 ditëshe, dhe kryetar nga opozita për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Reagimi vjen pas të dhënave për rritje të ulët të Bruto Prodhimit Vendor (BPV) prej 0,1%, ku rënie më të madhe është shkaktuar te ndërtimtaria (37%).

© ZHURNAL 08.06.2018, 14:59 | Xh.I. | 918 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."