Arrestohen babë e bir, policia i kapi duke bartur drunjë në mënyrë ilegale
kronika
Arrestohen babë e bir, policia i kapi duke bartur drunjë në mënyrë ilegale

Arrestohen babë e bir, policia i kapi duke bartur drunjë në mënyrë ilegale

Gostivar, 7 maj - Babë e bir nga Çegrani i Gostivarit dje janë arrestuar pas një kontrolli të policisë, të cilët i kanë vërejtur duke vjedhur drunjë, transmeton Zhurnal.

Sipas SPB Tetovë, nëpunësit policorë në periudhën prej 12 deri në 14:30 në afërsi të fshatit Forinë kanë vërejtur një veturë "Opel Frontera" me targa të huaja. Veturën e kishte drejtuar L.S (27) nga Çegrani, ndërsa me të së bashku ka qenë edhe babai i tij H.S (59).

Gjatë kontrollit është vërtetuar se kanë bartur 1.1 metra dru, për të cilat nuk kanë poseduar asnjë dokument, me çka, edhe vetura edhe sharra e drunjëve me vërtetim janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar policisë së pyjeve./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 07.06.2018, 12:37 | Z.H. | 1,982 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."