Bukuroshi 6 vjeçar nga Shkupi fiton çmimin ndërkombëtar në "Little Mister Multietnik Kosovo 2018"
kulture
Bukuroshi 6 vjeçar nga Shkupi fiton çmimin ndërkombëtar në "Little Mister Multietnik Kosovo 2018"

Bukuroshi 6 vjeçar nga Shkupi fiton çmimin ndërkombëtar në "Little Mister Multietnik Kosovo 2018"

Sot në qytetin e bukur, historik e multietnik të Prizrenit në ambientin e mrekullueshëm të Restaurant & Pizzerisë “KOHA” në Shatërvan, u mbajt spektakli i bukurisë dhe talenteve për fëmijë dhe të rinj “Miss & Mister Multietnik Kosovo 2018” për herë të parë në trojet shqiptare.

Në këtë spektakël numri i aplikuesve ishte tepër i madh, ku morën pjesë vetëm të përgjedhurit nga agjensia Kssid Models. Finalistët e spektaklit ishin nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Të ftuar special ishin fituesit e garave botërore në shtete të ndryshme, ku kanë përfaqësuar denjësisht shtetet e tyre përkatëse. Menora Morina – Little Miss World 2016, Tringa Jakupi – Little Queen World 2016, Jon Shala – Little Mister Kosovo 2015, Alejna Svarca – Little Queen World 2015, Hyzer Ramadani – Mister Balkans 2018, pjesë e jurisë profesionale ishin: Prof. Naxhi Kucani, Znj. Gjyzele Shaljani- Këshilltare në Ministrinë e arsimit, Sose Bajraktari, Albani Kuksi – Dizajnere e modes, Rexhap Avdo – Menaxher i projektit, Gjylgjan Kallo – Mister Talent 2016, Edona Qose – Producente.

Gjatë spektaklit janë realizuar katër sfilata mode, ku pëveç sfilatave finalistët kanë shpalosur dhe talentin e tyre ne Talent Show. Në kë spektakël u ndanë shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, fituesit kryesor të këtij spektakli fituan këto çmime:

Little Miss Multietnik Kosovo 2018 fitoi Amina nga Prishtina, Little Mister Multietnik Kosovo 2018 fitoi djali nga Shkupi Jakubi, çmimin Mister Multietnik Kosovo 2018 e fitoi djali nga Divjaka Ernando dhe çmimin Miss Multietnik Kosovo 2018 e fitoi vajza nga Prishtina Fatjona. Duke falenderuar në mënyrë të veçantë të gjithë ata që ishin pjesë e këtij organizimi Restaurant & Pizzeria Koha, Burim dhe Ibrahim Sallauka, Ramit Ashani – Fotograf dhe dizajner, Liridon Shala – Fotograf, Bashkim Xhabali dhe Fjolla Meqa ju faleminderit të gjithëve në emër të stafit të Kssid Models Agency, urime dhe suksese finalistëve fitues të këtij spektakli, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë së shpejti në disa gara botërore si : Prince & Princess of the World 2018 në Bullgari, Tv Start & Start mini Models of the World 2018 në Turqi etj. Bashkohu me Kssid Models Agency dhe përjeto suksesin kombëtar dhe ndërkombëtar.

© ZHURNAL 03.06.2018, 17:28 | B.M. | 4,859 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."