Nxënësit preferojnë drejtimet e mjekësisë
maqedonia
Nxënësit preferojnë drejtimet e mjekësisë

Nxënësit preferojnë drejtimet e mjekësisë

Shkup, 25 qershor - Drejtimet e mjekësisë qëndrojnë në krye të listës të shkollave profesionale, për të cilat kanë treguar më tepër interesim semimaturantët. Sipas të dhënave të Ministrisë, të gjitha paralelet e mjekësisë janë plotësuar që në afatin e parë të regjistrimit. Interesim më të madh kanë shfaqur drejtimet: infermieri, teknik laboratori dhe optikë. Në shkollat “Dr Pançe Karagjozov” dhe “Marija Kiri Skllodovska” janë refuzuar mbi 100 semimaturantë për drejtimet në fjalë.

"Profili laborant dhe drejtimi i optikës që në afatin e parë janë të mbushura. Tashmë ka vende të lira në 3 drejtimet tjera që janë teknik i proceseve prodhuese, teknik kimike teknologjik dhe drejtimi i tretë teknik medicinal përkëdhelës. Ne që në prezantimet në shkollat fillore u kemi bërë me dije që me mbarimin e shkollës së mesme shumë me lehtësi mund të gjejnë vend në tregun e punës edhe në vazhdimin në fakultet në drejtimet e njëjta", tha Blerim Nebiu, sh.m.q “Marija Kiri Skllodovska”.

Në shkollë profesionale “Domitar Vllahov” është plotësuar vetëm paralelja e drejtimit floktari, ndërkohë që vende të lira ka në drejtimet: teknik të kozmetikës dhe kimiko teknologjike.

"Për drejtimet kimiko-teknologjike, për drejtimin teknik të ushqimit dhe teknik nutricionist janë paraqitur dy kandidatë prej të cilëve njëri I plotëson kushtet mirëpo besoj që në afatet tjera, me zbritjen e pikëve do ti plotëson kushtet edhe kandidati tjetër. Për përpunues të mishit nuk kemi asnjë kandidatë, për botues, edhe për atë drejtim nuk kemi të paraqitur asnjë kandidatë", u shpreh Xhejlane Aliji, SH.M.Q “Dimitar Vllahov”.

Në afatin e parë janë regjistruar 11.697 nxënës, prej tyre 9 167 me mësim në gjuhën maqedonase, 2 401 me mësim në gjuhën shqipe, 110 në gjuhën turke dhe 19 përsëritës. Në paraqitjen e dytë të afatit të parë që do të mbahet më 28 qershor ka vende të lira për mbi 24 mijë nxënës. Prej tyre mbi 6 mijë vende të lira janë për drejtimet gjimnaz dhe rreth 18 mijë për drejtimet profesionale. Afati i dytë për regjistrimin e nxënësve mbahet në gusht.

© ZHURNAL 25.06.2018, 15:47 | D.J. | 914 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."