Partia pro-ruse “Maqedonia e Vetme” formon komitete kufitare
maqedonia
Partia pro-ruse “Maqedonia e Vetme” formon komitete kufitare

Partia pro-ruse “Maqedonia e Vetme” formon komitete kufitare

Shkup, 25 qershor - Partia “Maqedonia e Vetme”, e cila tenton të bëhet parti simotër me “Rusia e Vetme” e Vladimir Putinit, këtë fundjavë ka krijuar komitete kufitare në diasporën e Maqedonisë.

Nga kjo parti kanë informuar se gjatë uikendit janë formuar tre komitetet e para të jashtme, edhe atë në Zvicër, për pjesën gjermane, franceze dhe italiane, kurse së shpejti do të formohen komitetet të ngjashme edhe në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë themelimit të këtyre komiteteve, para të pranishmëve fjalime mbajtën kryetari i partisë “Maqedonia e Vetme”, Janko Baçev dhe kryetari i shoqatës “Tvrdokorni”, Dragan Ugrinovski.

© ZHURNAL 25.06.2018, 15:41 | Xh.I. | 2,875 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."