Meksikë, arrestohen 28 policë, akuzohen për përfshirje në vrasje
bota
Meksikë, arrestohen 28 policë, akuzohen për përfshirje në vrasje

Meksikë, arrestohen 28 policë, akuzohen për përfshirje në vrasje

Forcat federale meksikane arrestuan të gjithë efektivet e policisë së qytetit Ocampo dhe shefin e tyre pas vrasjes së një kandidati për kryetar bashkie.

64-vjeçari Fernando Ángeles Juárez, u qëllua për vdekje nga persona të panjohur të enjten në afërsi të njërës prej pronave të tij, transmeton TCH.

Juarez ishte një biznesmen i suksesshëm që nuk merrte vesh shume nga politika, por që vendosi t’i hynte kësaj rruge sepse siç thonë personat pranë tij, nuk duronte dot varfërinë e madhe rreth e rrotull dhe nivelin e skajshëm të korrupsionit.

Më shumë se 100 politikanë janë vrarë në Meksikë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 1 korrikut. Ángeles ishte i treti që ekzekutohej në shtetin perëndimor të Michoacan brenda më pak se një javë.

Pas vrasjes së tij, prokurorët akuzuan sekretarin e sigurisë publike, Oscar González García, për përfshirje në ngjarjen e rëndë. Por kur agjentët federalë meksikanë arritën këtë fundjavë për ta venë në pranga, u ndaluan nga policët lokalë.

Atëherë ditën tjetër, u kthyen me përforcime dhe e arrestuan të gjithë forcën policore lokale të përbërë nga 27 persona së bashku me njeriun qe i drejtonte.

Gonzalezi akuzohet për lidhje me krimin e organizuar në këtë rajon dhe mbrojtja e tij nga efektivet ishte një episod që e sfidonte ndjeshëm emrin dhe prestigjin e policisë.

© ZHURNAL 25.06.2018, 11:09 | Xh.I. | 435 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."