Erdogani shpall fitoren: Lus Allahun që zgjedhjet të jenë në dobi për vendin dhe popullit tonë
bota
Erdogani shpall fitoren: Lus Allahun që zgjedhjet të jenë në dobi për vendin dhe popullit tonë

Erdogani shpall fitoren: Lus Allahun që zgjedhjet të jenë në dobi për vendin dhe popullit tonë

Në fjalimin e parë pas zgjedhjeve drejtuar popullit në Stamboll Presidenti Recep Tayyip Erdoğan tha se me pjesëmarrjen e madhe në votim populli turk i dha botës sot një leksion demokracie.

“Lus Allahun që zgjedhjet e 24 qershorit të jenë në dobi për vendin dhe popullit tonë”,- tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në fjalimin e parë që mbajti pas publikimit të rezultateve lidhur me zgjedhjet e sotme parlamentare dhe presidenciale.

“Rezultatet jozyrtare të zgjedhjeve u bënë të ditura, populli im më besoi detyrën e presidentit”, theksoi presidenti Erdoan.

Më tej, duke iu referuar zgjedhjeve parlamentare, Erdoani tha se, “Qytetarët i dhanë përgjegjësi të madhe Aleancës Popullore dhe AK Partisë duke ua besuar shumicën në kuvend”.

Erdoani theksoi se siguria e vendvotimeve dhe liria e votimit është tregues i fuqisë së demokracisë së Turqisë.

“Turqia gjithë botës i dha leksion mbi demokracinë me pjesëmarrje, e cila arrin deri në 90 për qind”, deklaroi presidenti turk.

Ai shtoi se siguria e vendvotimeve dhe liria e votimit është tregues i fuqisë së demokracisë së Turqisë.

Presidenti turk tha se do të vazhdojnë përpjekjet që Turqia të ecë para në çdo fushë, duke shtuar se, “Qëllimi ynë në këtë periudhë është ta çojmë Turqinë drejt objektiva të vitit 2023”.

© ZHURNAL 24.06.2018, 23:01 | T.E. | 2,344 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."