GRUPI I OHRIT NATO dhe BE të ftojnë Maqedoninë për të filluar negociatat e pranimit
maqedonia
Grupi i Ohrit NATO dhe BE të ftojnë Maqedoninë për të filluar negociatat e pranimit

Grupi i Ohrit NATO dhe BE të ftojnë Maqedoninë për të filluar negociatat e pranimit

Shkup, 23 qershor - Anëtarët e Grupit të Ohrit, të cilët si një grup-lob miqësor i formuar nga qeveria e Maqedonisë në periudhën e kaluar, përmes një letre të dërguar, kërkojnë që kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së të japin një datë për negociata për Republikën e Maqedonisë Veriore, ashtu siç quhet vendi në letër, pra me emrin e ri të dakorduar midis Shkupit dhe Athinës zyrtare.

"Ne i inkurajojmë fuqishëm udhëheqësit e NATO-s dhe Bashkimit Evropian që të ftojnë Republikën e Maqedonisë Veriore për të filluar negociatat e pranimit, kur ata takohen deri në fund të qershorit dhe në fillim të muajit të ardhshëm", thuhet midis tjerash në letër.

Në letër janë të nënshkruar ish-sekretari i lartë i NATO-s, Lordi George Robertson dhe Javier Solana, ambasadori Wolfgang Ischinger, ish-presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, ish ministri suedez, Carl Bildt dhe diplomati francez Alan Leroy, të gjithë të njohur për aktivitetet e tyre të mëparshme në Maqedoni. 

© ZHURNAL 23.06.2018, 21:00 | D.J. | 3,381 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."