Analistët: Pragu për referendumin, i lartë
maqedonia
Analistët: Pragu për referendumin, i lartë

Analistët: Pragu për referendumin, i lartë

Shkup, 23 qershor - Nevojitet debat serioz për mënyrën se si duhet të kryhet referendumi, pasi ekziston frika reale se pragu i daljes për të votuar është shumë i lartë për të qenë i suksesshëm.

Sipas komunikologut Petar Arsovski, referendumi nuk është vetëm një anketë Për ose Kundër. Me një referendum të detyrueshëm, vlerëson se kundërshtarët e tij, të cilët mund të jenë një pakicë, me një bojkot teknik, mund ta ndryshojnë vullnetin e shumicës.

"Ai prodhon një efekt ligjor dhe ai te të dyja palët duhet të ketë të njëjtën mundësi, për ta dhënë mendimin e tyre. Referendumi i detyrueshëm lejon barazinë mes mungesës së pragut dhe shumicës kundër. I barazon ata. Dhe kështu ata që kundërshtojnë marrëveshjen kanë dy herë më shumë shanse për të pasur sukses në një referendum, sesa ata që mbështesin marrëveshjen, që janë ndoshta shumicë" – u shpreh Petar Arsovski, komunikolog.

Komunikologu Sefer Tahiri thotë se pas shfaqjeve të fundit publike të udhëheqësit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mikovski, krijohet përshtypja se partia e tij nuk ka ndonjë qëndrim të qartë nëse do të marrë pjesë në referendum.

Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” beson se thirrja në kushtetutë të shumicës së votuesve, si argument për ligjshmërinë e referendumit është në rregull, por problemi është se mbështetet në një bazë të pasigurt të votuesve.

"Për ta ndryshuar këtë, duhet bërë regjistrim për të cilin nuk ka kohë, opsioni i dytë është zvogëlimi i regjistrimit potencial, i cili është gjithashtu problematik sepse është një procedurë jo kushtetuese dhe opsionet e tjera janë që të ketë një dalje sa më të lartë në zgjedhje ose të kemi pyetje negative në referendum" – tha Marko Troshanovski – Instituti për demokraci “Societas Civilis”.

Një pjesë e mendimeve të tyre është se në këtë situatë, përparësia e atyre që do ta bojkotonin edhe të dyja palët do të kishin të njëjtat shanse. Megjithatë sipas analistëve, një votim i dyfishtë i mundshëm, si për zgjedhjet e parakohshme parlamentare ashtu edhe për një referendum, nuk është garanci se përqindja e daljes në zgjedhje mund të rritet.

© ZHURNAL 23.06.2018, 18:09 | D.J. | 2,779 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."