Çka thoshte Mourinho për Caballeron
sport
Çka thoshte Mourinho për Caballeron

Çka thoshte Mourinho për Caballeron

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, ishte paralajmëruar që në ndeshjen e parë nga Jose Mourinho se me Willy Caballeron në portë, vështirë se mund të arrijnë diçka në Rusi.

Caballero do ta mbajë mend gjatë natën e së enjtes, ku Argjentina humbi 3-0 kundër Kroacisë që mund t’i kushtojë shtrenjtë.

Gjithçka filloi me gabimin amatoreskt në minutën e 53-të, të cilin e shfrytëzoi Ante Rebic duke shënuar gol të bukur.

Pas këtij goli, Argjentina nisi të hapej më shumë, duke bërë kështu që mbrojtja të mos funksionojë siç duhet për të pranuar edhe dy gola të tjerë deri në fund, Luka Modric 80′ dhe Ivan Rakitic 90′.

Se Caballero nuk është për portën e Argjentinës, këtë e kishte treguar Mourinho që në ndeshjen e parë, i cili nuk i kishte kursyer kritikat.

“Një shans, një gol, të kesh Caballeron në portë është njëlloj si të jem unë. Unë në portë mund të bëj aq sa bën Caballero. Edhe unë aq pres, sa ai”, kishte deklaruar Mourinho pas ndeshjes së parë.

© ZHURNAL 22.06.2018, 09:09 | Xh.I. | 805 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."