Grupi i Vishengradit nuk do të merr pjesë në Samitin për çështje të migracionit
maqedonia
Grupi i Vishengradit nuk do të merr pjesë në Samitin për çështje të migracionit

Grupi i Vishengradit nuk do të merr pjesë në Samitin për çështje të migracionit

Shkup, 22 qershor - Katër vendet e Grupit të Vishegradit, Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke, kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në një mini takim të jashtëzakonshëm të mbledhur nga Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Clod Juncker, i dedikuar për problemet e çështjeve të emigracionit në BE.

Kryeministrat e katër vendeve kanë thënë se mini takimi nuk ka legjitimitet dhe se organizimi i samiteve i takon Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Të gjithë ata që janë të interesuar janë të ftuar në samitin. Tani për tani, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Malta, Spanja, Austria, Bullgaria, Belgjika dhe Holanda kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, por të gjithë të tjerët janë të mirëpritur, tha Juncker dje.

Sipas një dokumenti pune të botuar nga mediat perëndimore, takimi do të diskutojë “një mekanizëm efektiv të solidaritetit” me ndarjen e detyrueshme të emigrantëve nëpër shtetet anëtare, diçka që vendet e Vishegradit kanë hedhur poshtë kategorikisht për dy vjet. 

© ZHURNAL 22.06.2018, 09:08 | D.J. | 447 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."