UNT, programe të adaptuara me tregun e punës, Pollozhani: Administratë plotësuese për funksionim efikas
maqedonia
UNT, programe të adaptuara me tregun e punës, Pollozhani: Administratë plotësuese për funksionim efikas

UNT, programe të adaptuara me tregun e punës, Pollozhani: Administratë plotësuese për funksionim efikas

Shkup, 21 qershor - Konkursi për regjistrim në UNT pritet të shpallet në fund të muajit gusht, ndërsa për këtë vit akademik janë paraparë të regjistrohen 1200 studentë. Rektori i UNT-së, Aziz Pollozhani, bën të ditur se janë akredituar programe të reja studimore të cilat do të jenë atraktive për tregun e punës dhe studentët do të kenë në dispozicion oferta bashkëkohore.

“Agro-inxhinieria trevjeçare, teknologjia e tekstilit me dizajn dhe stil programimi i aplikuar trevjeçar profesional dhe master në anglisht dhe shqip, ne jemi duke shtuar numrin e programeve në anglisht që të rritet fuqia absorbuese e Erasmusit, sepse t’i nuk mund të kesh oferta në Erasmus nëse nuk ke më shumë programe në anglisht”,- deklaroi rektori i UNT-së, Azis Pollozhani.

Pollozhani thekson nevojën për punësimin e administratorëve të rinj në UNT, të cilët janë të nevojshëm për funksionimin efikas të Universitetit.

“Numri i atyre që është lejuar është lejuar vetëm 20. Është nën çdo nivel, kemi kërkesë ndaj MASh-it që ta shtojë numrin për nevojat e administratës tonë me qëllim që universiteti të bëhet sa më efikas”,- theksoi rektori i UNT-së, Azis Pollozhani.

Në UNT do të ketë edhe studime master dhe profilet që ofrohen janë inxhinieri ekonomike, media dhe komunikim, punë dhe politikë sociale, inxhinieri e aplikuar, sport dhe disa prej programeve do të zhvillohen edhe në gjuhën angleze. 

© ZHURNAL 21.06.2018, 16:15 | D.J. | 4,137 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."