Liberia merr falënderime nga Serbia për “tërheqje të njohjes” së Kosovës
kosova
Liberia merr falënderime nga Serbia për “tërheqje të njohjes” së Kosovës

Liberia merr falënderime nga Serbia për “tërheqje të njohjes” së Kosovës

Prishtinë, 21 qershor - Kryetarja e Kuvendit të Serbisë Maja Gojkoviq është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Liberisë Gbezongaro Miltono Findli dhe e ka falënderuar Liberinë për vendimin që të tërhiqet njohja e pavarësisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

Maja Gojkoviq, siç njofton FoNet, ka theksuar se me këtë vepër Liberi u është bashkuar vendeve mike që e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës duke shtuar s ky hap është me shumë rëndësi për procesin e dialogut.

Për tërheqje të njohjes deri në përfundimin e dialogut, dje në Beograd kishte njoftuar shefi i diplomacisë së Liberisë.

© ZHURNAL 21.06.2018, 14:54 | Xh.I. | 946 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."