Marrëveshja Maqedoni - Greqi, Ervan Fuere: Maqedonia nuk ka traditë të debateve publike
maqedonia
Marrëveshja Maqedoni - Greqi, Ervan Fuere: Maqedonia nuk ka traditë të debateve publike

Marrëveshja Maqedoni - Greqi, Ervan Fuere: Maqedonia nuk ka traditë të debateve publike

Shkup, 21 qershor -  Pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë, tani është me rëndësi që bashkësia ndërkombëtare t'i njohë dhe verifikojë përkushtimin dhe përpjekjet, ndërsa Bashkimi Evropian (BE) të jep dritë jeshile dhe të hap procesin e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë, ky është rekomandimi i ish-ambasadorit të BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere, transmeton Zhurnal.

Në një intervistë për agjencin shtetërore të lajmeve të Maqedonisë, Fuere vlerëson se pas euforisë së urimeve, shumë e rëndësishme është të ketë fushatë për të informuar opinionin për atë se çfarë përmbanë marrëveshja dhe pse e njëjta ëhstë në dobi të shtetit. Ajo është debati, sipas tij, patjetër që në këtë proces duhet të involvohen edhe sektorë të tjerë të shoqërisë: akademitë, mediat, shoqëria civile në nivel nacional dhe lokal.

"Kjo është tanimë obligim vital i Qeverisë së Maqedonisë, ti fokusojë të gjitha përpjekjet në këtë drejtim që të bëhet një debat i vërtet dhe i mirëfillt. Kjo do të ndihmon që t'u përgjigjet të gjitha paqartësive që ishin të theksuar për përmbajtjen e marrvëeshjes. Në të kundërtën  do të përsëritet ajo që ndodhi ditëve të fundit: dhunë jasht parlamentit, e jo debatë kombëtar në të cilin do të shqyrtohen  të gjitha mendimet", thotë Fuere, përcjell Zhurnal.mk

Ai ka theksuar se duhet të bëhet një hap i madh para referendumit të paralajmruar, qytetarët të mos votojn në baza partiake, por të votojnë për të mirat e marrëveshjes.

"Një marrëveshje e till kërkon një debat të detajuar dhe transparent në shoqëri, në të gjitha nivelet dhe se problemi është që Maqedonia nuk e ka atë traditë të debatit publik", shton Fuere.

Në kontekst të marrëveshjes dhe euro-integrimeve, ish-ambasadori i BE-së në Maqedoni, thotë se marrja dritës jeshile javën e ardhëshme për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, do ti përforcon pozitat e Qeverisë për një mbështetje më të madhe në referendumin e paralajmruar.

© ZHURNAL 21.06.2018, 15:00 | D.J. | 2,346 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."