Kurti kritikon Haradinajn për demarkacionin me Malin e Zi, e Thaçin për dialogun me Serbinë
kosova
Kurti kritikon Haradinajn për demarkacionin me Malin e Zi, e Thaçin për dialogun me Serbinë

Kurti kritikon Haradinajn për demarkacionin me Malin e Zi, e Thaçin për dialogun me Serbinë

Prishtinë, 21 qershor - Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një konferencë për media nuk i ka kursyer kritikat për Ramush Haradinajn e Hashim Thaçin.

Haradinajn i pari i VV-së e akuzoi për dështimin në korrigjimin e demarkacionit.

“Bëhen tre muaj që kur është ratifikuar demarkacioni. E asgjë nuk ka lëvizur. Jo pak deputetë u patën mashtruar nga premtimi për korrigjimin që nuk do të ndodhë”, deklaroi Kurti, raporton lajmi.net.

Tutje Kurti qeverinë Haradinajn e vlerësoi sit ë pakicës, duke theksuar se në Kosovë ka nevojë për zgjedhje të reja.

Kryetari i VV-së pati kritika edhe për dialogun me Serbinë, dhe presidentin Thaçi.

Ai vlerëson se presidenti po e vazhdon dialogun, për të ikur nga Gjykata Speciale.

“Presidenti flet për kompromis të dhimbshëm, dhe duket se e ka fjalën për dhimbjen e Kosovës si shtet dhe jo të atij. Ai nuk po shkon në Bruksel, ai po shkon te Vuçiqi, pasi ky dialog i nevojitet Serbisë për ta përshpejtuar rrugën në BE. E Thaçit për ta parandaluar përndjekjen nga Specialja”, deklaroi Kurti në konferencë për media.

Sipas tij për Kosovën duhet të jetë prioritet punësimi, arsimi e shëndetësia.

Kurti në fund ka kërkuar një vlerësim zyrtar të dialogut deri më tani, me një raport i cili do të diskutohej në Kuvend.

© ZHURNAL 21.06.2018, 13:11 | Xh.I. | 523 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."